Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare, Rama: Mundësi e madhe për sportin tonë

Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare, Rama: Mundësi e madhe për sportin tonë

Aktuale September 11, 2023 - 09:54

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar më shumë investime në sport, pasi kryeqyteti është shpallur mikpritës i lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”.

Në konferencën për media pas kthimit nga Greqia, Rama ka deklaruar se sportet e plazhit të zhvillohen në Shqipëri, konkretisht në Durrës.

“Këto lojëra do ta përforcojnë e do na ngrenë më lart në skenën botërore. Ne do të na mirëpresim këto lojëra dhe ‘Prishtina 2030’ dhe dua ta falënderoj Shqipërinë për partneritet”.

“Ky eveniment do të na hapë një derë të madhe i gjithë sportit kosovar, duke u mundësuar të gjitha federatave me qenë nikoqire e ngjarjeve në disiplinat e saj përkatëse. Këto lojëra do na përforcojnë pozicionin si të barabartë midis kombeve, duke na ngritur më lart në skenën botërore.

Vizioni ynë në Kosovë përputhet me fokusin ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për efiçiencën dhe burimin dhe në mënyrë të shpejtë do të shtojmë edhe objekte të reja. Do të ndërtojmë ambiente të reja sportive, do ta ndërtojmë stadiumin olimpik me gjithë qendrën sportive që ta krijojmë një trashëgimi sportive”, tha Rama. /EO