![Sfidat e shkollës “Mihal Grameno”, nxënësit në hall me ndarjen në objekte](/uploads/zeri.info/images/2023/March/07/auto_Shkolla_fillore_Hasan_Prishtina-fillimi_i_vitit_shkollor_pas_greves-27_shtator_2022dh-Laura_Hasani_copy1678187159.jpg)
Sfidat e shkollës “Mihal Grameno”, nxënësit në hall me ndarjen në objekte
Objekti i gjimnazit “Hivzi Sylejmani” në Fushë-Kosovë po shfrytëzohet nga nxënësit e shkollës fillore “Mihal Grameno” të po së njëjtës komunë.
Kjo pasi objekti i kësaj të fundit nuk ka hapësirë të mjaftueshme për të gjithë nxënësit.
Megjithëse ndarja e ka lehtësuar punën e mësimdhënësve, nxënësit që po detyrohen të shkojnë në objektin e gjimnazit, po hasin në vështirësi, gjithashtu problem tjetër për këta nxënës është edhe orari mësimor.
Ismet Gashi, drejtor i shkollës “Mihal Grameno”, thotë se është i detyruar t’i shfrytëzojë këto mundësi që i janë ofruar, ndonëse sipas tij nuk janë zgjidhje të duhura.
Ndërkaq, nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Fushë-Kosovës tregojnë pse ndodhen në këtë situatë.
Shkolla fillore “Mihal Grameno” numëron rreth tre mijë nxënës.