Shkupi mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor

Shkupi mbledh liderët e Ballkanit Perëndimor

Aktuale September 11, 2023 - 08:16

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut do të mbahet Samiti i Krerëve të Shteteve në Procesin e Bërdo Brijunit.

Në këtë organizim merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ky takim organizohet nga tri vende: Maqedonia e Veriut, Sllovenia dhe Kroacia.

Atje liderët pritet që ta miratojnë një deklaratë të përbashkët, me anë të së cilës do të evidentohen sfidat dhe prioritetet rajonale, fokusuar edhe në integrimin vendeve të Ballkanit në BE.

Vendet pjesëmarrëse janë edhe: Shqipëria, Kosova, Serbia, Bosnjë e Hercegovina dhe Mali i Zi.

Samiti i Bërdo Brijunit është një organizim shumëpalësh vjetor në Ballkanin Perëndimor, e iniciuar në vitin 2013 nga presidenti slloven Borut Pahor dhe ai kroat Ivo Josipoviq.