Në tetor klinikat e QKUK-së mund të mbesin pa u pastruar
Foto: Zëri / Ilustrim

Në tetor klinikat e QKUK-së mund të mbesin pa u pastruar

Aktuale September 10, 2023 - 21:09

Është institucioni shëndetësor më i madh në Kosovë.

Brenda klinikave të QKUK-së, gjatë ditës ofrohen qindra shërbime mjekësore.

Prandaj, mirëmbajtja dhe pastërtia është tejet e rëndësishme.

Megjithatë, shpejt kjo gjendje mund të mos jetë e njëjtë.

Kjo pasi që kompanisë private, “LAGUNA”, e cila është e kontraktuar për ta kryer pastrimin e sipërfaqeve të brendshme i skadon kontrata në muajin tetor.

Pavarësisht kësaj, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar ende nuk i ka filluar procedurat për hapjen e tenderit të ri. /T7