Kurti tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova me Lojërat Mesdhetare 2030

Kurti tregon për përfitimet që do t’i ketë Kosova me Lojërat Mesdhetare 2030

Aktuale September 10, 2023 - 11:26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar se nga Heraklioni i Greqisë për në Prishtinë po kthehen me kujtime të mira, përgjegjësi të reja, e plane të shumta investive, pasi Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellin në Kosovë.

Kurti ka postuar një video në Facebook, ku edhe ka shkruar se 7 vjet përgatitje dhe mbi 250 milionë euro investime publike, për t’u bërë nikoqir i 26 shteteve pjesëmarrëse e 23 disiplinave sportive.

“Mijëra atletëve e dhjetëra mijëra turistëve, në ngjarjen më të madhe të sportit në historinë e vendit. Na priftë e mbara”, ka shkruar Kurti.