Në Mitrovicën e Jugut nuk janë pajisur me libra të gjithë nxënësit e ciklit të ulët

Në Mitrovicën e Jugut nuk janë pajisur me libra të gjithë nxënësit e ciklit të ulët

Aktuale September 10, 2023 - 10:49

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës e Jugut, Drita Kadriu, ka folur për pajisjen e nxënësve me libra shkollor.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se një pjesë nuk janë pajisur akoma me tekste shkollore.

“Të dhënat e mbledhura nga shkollat, ( përjashtuar 6 shkolla), tregojnë se 38% të nxënësve nga klasat 1-5, ende nuk janë pajisur me tekste shkollore”.

“Mësimdhënës, mos i dënoni nxënësit (me ndejt në një këmbë), për mungesë tekstesh”, ka shkruar Kadriu.