“Vuçiqi është një profiter lufte”, thotë Vela

“Vuçiqi është një profiter lufte”, thotë Vela

Aktuale September 09, 2023 - 23:35

Shefi i Stafit të Presidencës, Blerim Vela, e ka quajtur presidentin serb, Aleksander Vuçiq “profiter të mirë të luftës”.

 Teksa ka komentuar retorikën e presidentit serb, Vela ka thënë se nacionalizmi i tij dhe ambiciet hegjemoniste janë një kompensim për kohën kur Vuçiq ishte në moshën e shërbimit ushtarak por megjithatë humbi “të gjithë aksionin kur Serbia zhvilloi tri luftëra në vitet 1990”.

Ai ka thënë se në atë kohë, ai u tregua një profiter i mirë i luftës duke i siguruar vetes një apartament në qendër të Beogradit.

 “Retorika nacionaliste dhe ambiciet hegjemoniste të Vuçiqit janë një kompensim për kohën kur ai ishte në moshën e "shërbimit ushtarak", por megjithatë humbi të gjithë "aksionin" kur Serbia zhvilloi tre luftëra në vitet 1990. Në atë kohë, ai u tregua një profiter i mirë i luftës. Në vitin 1999, ai i siguroi vetes një apartament në qendër të Beogradit.”, ka shkruar Vela.

Vela tutje ka thënë se fytyra e vërtetë e Vuçiqit është ajo e një njeriu që po përjeton një krizë të moshës së mesme dhe që përpiqet të kompensojë në mënyrë të tepruar kredencialet që i mungojnë.

“Gjatë gjithë kohës duke e portretizuar veten si të rëndësishëm dhe të zhytur në mendime, gjë që nuk është e qartë, pasi është në anën e Rusisë për të gjitha çështjet e rëndësishme, ka shkruar Vela”.

Ai është shprehur se kur ai të dështojë, Serbia do të çlirohet nga ëndrrat e rreme dhe më në fund mund të përqafojë vlerat evropiane të demokracisë dhe respektit.