Policia serbe arreston drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq

Policia serbe arreston drejtorin e Administratës në Komunën e Leposaviqit, Nikolla Radimiroviq

Aktuale September 09, 2023 - 19:16

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se policia serbe ka arrestuar drejtorin e administratës në Komunën e Leposaviqit, njëherit dajlin e zëvëndësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq,

Ai ka thënë se Radimiroviq së bashku me të fejuarën e tij janë dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë, teksa tha se kjo është bërë në shenjë hakmarrje për veprimtarinë e babait të tij, raporton Zeri.info.

“Ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosoves të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030”, shkroi ai në Facebook.

Sveçla ka kërkuar nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Radimiroviqin dhe të fejuarën e tij si dhe të ndalojë presionet e tilla mbi qytetarët e Kosovës.

“Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”, shprehet ai më tej. /Zëri