Thaçi e Veseli përfaqësojnë vlerat mbi të cilat u ndërtua historia e re e Kosovës, thotë Abdullahu

Thaçi e Veseli përfaqësojnë vlerat mbi të cilat u ndërtua historia e re e Kosovës, thotë Abdullahu

Aktuale September 09, 2023 - 18:24

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka njoftuar se sot ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët ndodhen në Hagë.

Abdullahu ka thënë se ish-krerët e UÇK-së përfaqësojnë vlera mbi të cilat u ndërtua edhe historia e re e Kosovës, raporton Zeri.info.

Ai beson se një ditë drejtësia do të fitojë.

“Sot isha në Hagë për t’i vizituar (Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin) ata që përfaqësojnë vlerat të cilave historia jonë e re ua ka dhënë pëlqimin dhe jam i bindur se askush nuk mund të ua jap asnjëherë ndëshkimin. Përkundrazi heret a vonë drejtësia do të fitoj”, shkroi ai në Facebook. /Zëri