Osmani e Pendarovski do ta përurojnë bustin e Nënës Terezë në Shkup
Foto: Ilustrim

Osmani e Pendarovski do ta përurojnë bustin e Nënës Terezë në Shkup

Aktuale September 09, 2023 - 17:47

E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe homologu i saj maqedonas, Stevo Pendarovsi dot ë përurojnë së shpejti bustin e Nënës Terezë në Maqedonin e Veriut.

Një lajm i tillë u bë i ditur nga Ambasada e Kosovës në këtë shtet, ku në postimin e bërë thuhet se kjo ngjarje është historike.

“Bëhuni gati për një moment të jashtëzakonshëm! Jemi të emocionuar të njoftojmë se në prani të krerëve të shteteve do të përurojmë së shpejti bustin e Nënë Terezës në Ambasadën e Kosovës. Kjo ngjarje monumentale do të festojë përgjithmonë trashëgiminë e saj të thellë”, thuhet në njoftim. /Zëri