Reagon AGK-ja: Të zhgënjyer me diskriminimin gjinor në pozitat menaxheriale në RTK

Reagon AGK-ja: Të zhgënjyer me diskriminimin gjinor në pozitat menaxheriale në RTK

Aktuale September 09, 2023 - 13:00

Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një reagimi publik thotë se është vënë në dijeni me detajet e konkurseve të kohëve të fundit në Transmetuesin Publik, RTK për pozitat menaxheriale.

AGK-ja, shprehet e zhgënjyer me diskriminimin gjinor që rezulton të jetë praktikuar ndaj gazetareve shumëvjeçare, Ilire Zajmi e Flora Masurica Durmishi dhe juristes, Mihrije Beiqi, të cilat nuk janë zgjedhur në pozitat përkatëse përkundër faktit që kanë dalë më të poentuarat në konkurset e hapura.

“AGK-ja, konsideron se ky është një shans i humbur për të promovuar barazinë gjinore në RTK nga ana e Bordit të këtij institucioni, që në përbërje reflekton barazi gjinore”, thuhet në reagim.

AGK-ja po ashtu thotë se “RTK-ja, duhet të motivojë gratë për të konkurruar në pozitat më të larta, dhe t’i bëjë ato pjesë të barabartë të vendimmarrjes, duke njohur kështu kontributin e jashtëzakonshëm që ato kanë dhënë ndër vite për zhvillimin e Transmetuesit Publik”.

Image