Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe emëron të rinjtë
Foto: Laura Hasani

Presidenti Begaj dekreton shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra dhe emëron të rinjtë

Aktuale September 09, 2023 - 12:00

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e ministrave që largohen nga detyra, dhe njëkohësisht emërimin në detyrë të ministrave të rinj.

Ministrat e rinj pritet të nisin punën të martën paradite, në drejtimin e ministrive, të cilat ia ka besuar kryeministri Rama.

Ministrat e rinj janë:

Ministër i Financave – Ervin Mete

Ministër për punët e Jashtme -Igli Hasani

Ministër i Arsimit- Ogerta Manastirliu

Ministre e Bujqësisë -Anila Denaj

Minsitër i Shëndetësisë- Albana Korçiu

Ministre Shteti për Sipërmarrjen- Delina Ibrahimaj

Nuk do të ketë Ministre shteti për Standarte dhe Shërbime por Ministre Shteti për Pushtetin Vendor dhe këtë funksion do ta kryejë Arbian Mazniku. /tch