Në Tetovë u protestua për 14 viktimat që vdiqën nga zjarri në spital
Foto:Ilustrim

Në Tetovë u protestua për 14 viktimat që vdiqën nga zjarri në spital

Aktuale September 08, 2023 - 23:52

Në Tetovë u mbajt protestë familjarë të 14 viktimave që vdiqën nga djegia e spitalit para disa vitesh, kërkojnë drejtësi për të afërmit e tyre.

Në dy vjetorin e ngjarjes tragjike, familjarët e 14 viktimave që humbën jetën nga shpërthimi i zjarrit në spitalin modular të Tetovës, sot mbajtën një marsh protestues, përmes të cilit kërkuan drejtësi për jetët e humbura.

Nga vendi ku ndodhej spitali modular ,protestuesit marshuan drejt Gjykatës komunale në Tetovë, nga e cila kërkuan që rastin ta kthejë në rigjykim dhe fajtorët të marrin dënimin e vërtetë.

Për djegien e spitalit modular ,Gjykata Themelore e Tetovës ,në qershor të këtij viti, i dënoi me nga 1 vit e gjysmë burg, me kusht,ish drejtuesit e këtij spitali, Florin Besimi dhe Artan Etemi./rtk