Ndalimi i zyrtarëve të Komunës së Prishtinës, Zogaj intervistohet nga Policia në cilësinë e dëshmitarit
Aktuale
September 08, 2023 - 22:37
Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se sot pasdite është intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitarit në lidhje me ndalimin e tre zyrtarëve komunal të Komunës së Prishtinës.
Ai ka thënë se ky rast ndërlidhet me nënshkrimin e disa kontratave mbi vepër, të cilat sipas tij i kanë trashëguar nga qeverisja e kaluar, raporton Zeri.info.
“Sipas kërkesave të drejtorive përkatëse, këto kontrata mbi vepër kanë qenë pozicione të domosdoshme për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve të Prishtinës.Institucionet e rendit dhe të drejtësisë janë duke e trajtuar këtë rast dhe ne mbesim në dispozicion e tyre, që rasti të trajtohet në plotni në pajtim me legjislacionin në fuqi”, shkroi ai në Facebook. /Zëri