Parashikimi i motit për fundjavë

Parashikimi i motit për fundjavë

Aktuale September 08, 2023 - 22:25

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit moti do të jetë kryesisht me diell.

Sipas IHMK-së, të shtunën pritet të ketë edhe vranësira të shpërndara, kurse temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius, raporton Zeri.info.

Kurse, të dielën vranësirat priten të shfaqen rreth relievit malor, si dhe do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri në mesatare.

“Të dielën do të mbajë mot me diell. Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim. /Zëri