Sylejmani: Vendimi për objektin e ilegalëve, pak i ngutur
Foto: Laura Hasani

Sylejmani: Vendimi për objektin e ilegalëve, pak i ngutur

Aktuale September 08, 2023 - 20:04

Rrahman Sylejmani, ish-epror i Policisë, e ka quajtur të ngutshëm vendimin e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, që të lirohet objekti që shfrytëzohet nga strukturat paralele në Lagjen e Boshnjakëve.

Sylejmani potencoi se duhet të punohet drejt shtensionimit të situatës dhe të zhvillohen zgjedhjet.

“Ngjarjet e fundit dhe ky vendim i kryetarit tanishëm të Komunës veriore të Mitrovicës, i cili e ka shtyrë një herë a dy herë, për mendimin tim është vendim i ngutshëm pak, vet e dimë situata që është e tensionuar dhe ajo po ndodhën në vazhdën kur gjitha mekanizmat ndërkombëtarë, po kërkojnë që të qetësohet situata dhe të mos ketë asnjë veprim nga asnjëra palë, pavarësisht pretekstit”, u shpreh Sylejmani në Klan Kosova.