Matoshi: Udhëzimi për qeset i mirë – shpresoj të zbatohet

Matoshi: Udhëzimi për qeset i mirë – shpresoj të zbatohet

Aktuale September 08, 2023 - 19:01

Ish-ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, e ka cilësuar si lajm të mirë aktin e miratuar nënligjor mbi “Ambalazhin dhe Mbeturinat e Ambalazhit“ si dhe për lansimin e fushatës “Reduktimi i Qeseve Plastike”.

Ai ka thënë se shpreson dhe beson se ky udhëzim të gjejë zbatim, raporton Klan Kosova.

“Kjo me të vërtetë është një lajm i mirë. Shpresoj dhe besoj shumë që të gjejë zbatim sepse punët të cilët janë prezantuar dje nga ekipet punuese, bashkëpunimi me organizata të huaja, përvojat e mira nga vendet tjera, kanë qenë në ministri qysh nga viti 2019 të gatshme, ndërsa është kërkuar ndoshta pak më tepër edhe vullnet politik për zbatimin e tyre e që shpresoj që të ekzistojë”, ka thënë Matoshi.

“Në radhë të parë të ekzistojë në vetëdijesim te qytetarët që përdorimi i tyre dhe hedhja e tyre në vende të ndryshme në natyrë, janë jashtëzakonisht të dëmshme për ambientin dhe shëndetin tonë dhe e dyta që të ketë edhe një këmbëngulje të madhe institucionale për të zbatuar këtë vendim”, ka shtuar ai.