Shtyhet afati për lirimin e objektit komunal në Mitrovicën e Veriut
Foto: Laura Hasani

Shtyhet afati për lirimin e objektit komunal në Mitrovicën e Veriut

Aktuale September 08, 2023 - 18:54

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atqi, ka njoftuar se është marrë vendimi për shtyerjen e afatit të lirimit të objektit komunal deri në pranimin e në pranim e raportit nga Inspektoratit Komunal.

Në këtë vendim thuhet se Inspektorati Komunal është i obliguar që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të këtij objekti, raporton Zeri.info.

“Obligohet Inspektorati Komunal, që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objekti në fjalë, që mblidhen përmes vizitave në terren dhe komunikimit më të gjitha palët”, thuhet në vendim.

Ndër të tjera thuhet se “Inspektorati Komunal duhet të sjellë Raportin nga pika 1) e këtij neni brenda afatit kohor prej 15ditësh, pas pranimit të të cilit pas vlerësimit të të gjeturave të cilit, ky Vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”.

Kujtojmë se punonjësit e këtyre komunave kanë kaluar natën në objekt si shenjë refuzimi ndaj vendimit për lirimin e tyre. /Zëri