Kosova nikoqire e Lojrave Mesdhetare, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Kosova nikoqire e Lojrave Mesdhetare, Kurti: Arritje e jashtëzakonshme

Aktuale September 08, 2023 - 17:50

Kosova ka fituar të drejtën që të jetë nikoqire e Lojrave Mesdhetare për vitin 2030.

35 vota ishin pro Kosovës, nga 52 votat sa kanë qenë në procesin e votave të deklaruara.

Në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka konsideruar këtë si një arritje të jashtëzakonshme.

“Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri