Inspektorati kontrollon çmimet e librave nëpër libraritë e Podujevës

Inspektorati kontrollon çmimet e librave nëpër libraritë e Podujevës

Aktuale September 08, 2023 - 17:42

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur se janë duke u zhvilluar inspektime në libraritë e këtij qyteti në lidhje me çmimet e librave dhe materialeve shkollore.

Sipas tij, me këto veprime parandalohen abuzimet eventuale me ngritjen e çmimeve të librave, raporton Zeri.info.

“Inspektorët e tregut komunal gjatë këtyre ditëve kanë zhvilluar kontrolle tek libraritë e qytetit për t'i inspektuar në lidhje me çmimet e librave dhe materialeve shkollore, këto inspektime po zhvillohen me qëllim të ruajtjes së çmimeve të përcaktuara nga shtëpitë botuese. 

Drejtoria e Inspeksionit do të vazhdojë me kontrolle të tilla për të parandaluar çfardo abuzimi eventual që mund të shkaktohet me ngritje të çmimeve nga shitja e librave dhe materialeve shkollore.

Mbrojtja e konsumatorit është prioritet”, shkroi ai në Facebook. /Zëri