Punëtorët teknik të QMF-së në Prishtinë paralajmërojnë protesta për javën e ardhshme

Punëtorët teknik të QMF-së në Prishtinë paralajmërojnë protesta për javën e ardhshme

Aktuale September 08, 2023 - 16:17

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të sektorit privat, Jusuf Azemi, ka njoftuar se sot ka mbajtur një takim me punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.

Ai ka thënë se në këtë takim është marrë vendimi që për 300 euro pagë bruto s’do të punojnë, raporton Zeri.info.

Azemi bëri të ditur se nga java e ardhshme do të ketë greva dhe protesta nga punëtorët e këtyre QMF-ve.

“Në takimin e mbajtur sotë me punëtor teknik të QMF në Prishtinë ,u mor vendim që për 300 eu pagë bruto nuk punojmë ,dhe nga java e ardhshme fillohet me protesta dhe greva ,deri te lëshimi kolektiv i vendeve të punës”, bëri të ditur ai ndër të tjera. /Zëri