Haxhiu: Veprimet kundërligjore të MSH-së s’kanë të ndalur
Foto: Laura Hasani

Haxhiu: Veprimet kundërligjore të MSH-së s’kanë të ndalur

Aktuale September 08, 2023 - 15:05

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka thënë se në Ministrinë e Shëndetësisë veprimet ligjore nuk kanë të ndalur.

Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se është anuluar konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së për arsye të shkeljeve ligjore, raporton Zeri.info.

"Nuk mund të anulohet njëjtë edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, pasi këtë funksion mund ta ushtrojë personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë ose Stomatologjisë, si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë përvojë pune se paku pesë vjet në lëmin përkatës shëndetësor", shkroi Haxhiu.

Postimi i plotë:

Veprimet kundërligjore të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë të ndalur.

Anulohet konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të AKPM-së , arsyeja shkeljet ligjore.

Duket se fatin e njëjtë do ta ketë edhe konkursi për përzgjedhjen e inspektorëve shëndetësorë, i shpallur në kundërshtim me Ligjin Nr. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR , Neni

8.1. Funksionin e Inspektorit Shëndetësor ka të drejtë ta ushtroj, personi i cili ka të kryer Fakultetin e Mjekësisë, Farmacisë apo Stomatologjisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë - ta ketë të përfunduar provimin për inspektor dhe të ketë përvojë pune se paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore.

Në konkursin e shpallur kërkesat e përgjithshme formale të kërkuara janë në kundërshtim me ligjin:

* Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a e arsimit të lartë më se paku 3 vite të studimeve në fushat: Mjekësi e Përgjithshme, Mjekësi tjetër dhe Menaxhim Mjekësor.

Shih listën ku janë përzgjedhe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për inspektorë shëndetësor.

Gjithashtu me ligj kërkohet dhënia e provimit për inspektor, ndërsa ky kriter anashkalohet duke kërkuar 2 vite përvojë pune :

* Në konkurs, përvoja e punës e kërkuar: Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale ne fushën për tè cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës se lirë të punës.