Mbishkrimi tek ura në veri që glorifikon kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq [foto]
Foto: Laura Hasani

Mbishkrimi tek ura në veri që glorifikon kriminelin e luftës, Ratko Mlladiq [foto]

Aktuale September 08, 2023 - 14:55

Muret e urës mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën në jug dhe veri, janë të mbushura me mbishkrime.

Qytetarët, serbë e shqiptarë, kanë vendosur mbishkrime të ndryshme aty e ajo që bie në sy është se mbishkrimet në gjuhën shqipe kanë të bëjnë me dashurinë, në të cilën janë shkruar: fjala “Të dua” dhe iniciale të personave që kanë shprehur dashurinë përmes këtyre mbishkrimeve, ndërsa ato në gjuhën serbe janë më shumë provokative, raporton Zeri.info.

Serbët përmes këtyre mbishkrimeve kanë glorifikuar kriminelin e luftës Ratko Mlladiqin, në të cilën shkruhet “Ratko Mlladiq, hero i Serbisë”, ndërsa në një tjetër shkruhet “Do ta thyejmë murin”.

Po ashtu nuk mungojnë as simbolet e tjera si ajo me katër “C”.

Më poshtë “Zëri” ju sjell pamje të këtyre mbishkrimeve:

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image