Haxhiu thotë se deputetja Blerta Deliu-Kodra ishte paguar në mënyrë të paligjshme
Foto: Laura Hasani

Haxhiu thotë se deputetja Blerta Deliu-Kodra ishte paguar në mënyrë të paligjshme

Aktuale September 08, 2023 - 14:38

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se do të bëhet publik raporti financiar që dëshmon se deputetja Blerta Deliu-Kodra është paguar në mënyrë të paligjshme, duke mos qenë pjesë në shumicën e mbledhje të Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

“Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë”, ka shkruar Haxhiu në rrjetin social Facebook, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

Për çfarë më paska paditur deputetja Blerta Deliu Kodra? Për të vërtetën? Shumë mirë.

Ne do ta bëjmë publik raportin financiar i cili dëshmon që e njëjta ndonëse nuk kishte qenë pjesëmarrëse në shumicën e mbledhjeve te Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, ishte paguar për këtë në mënyrë të paligjshme.

Para disa javëve, për këtë e kam njoftuar me shkrim Kryetarin e Komisionit për Legjislacion dhe po ashtu kam folur publikisht.

Në fakt veprimi i duhur do të ishte kthimi i mjeteve që i ka përfituar paligjshëm.

Ndryshe, lidhur me deklarimet e ministres Haxhiut në një emision televiziv, deputetja Deliu- Kodra ka ushtruar padi për shpifje ndaj saj.