Kurti në darkën e shtruar nga Ministri i Jashtëm i Estonisë, diskutojnë për kërcënimet kibernetike nga Rusia

Kurti në darkën e shtruar nga Ministri i Jashtëm i Estonisë, diskutojnë për kërcënimet kibernetike nga Rusia

Aktuale September 06, 2023 - 18:26

Në kuadër të Samitit të 8-të Global të Partneritetit për Qeveri të Hapur, që këtë vit po organizohet nga Qeveria estoneze, ministri i Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, shtroi një drekë pune në të cilin ishte i ftuar Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në një komunikatë për media nga Zyra e Kryeministrit Kurti, thuhet se përgjatë drekës, udhëheqësit e delegacioneve pjesëmarrëse, diskutuan për zhvillimet e fundit në rajonet përkatëse, pasojat e agresionit të vazhdueshëm rus, dhe rreziqet nga kërcënimet kibernetike, sidomos ato që vijnë nga Rusia.

U diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit, në rrafshin politik, ekonomik, dhe të sigurisë, si dhe për vlerën e shkëmbimeve të përvojave në demokratizim të shoqërive dhe reformim të administratës publike drejt digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët. /Zëri