24-vjetori i themelimit, Haradinaj thotë se Policia konsiderohet model edhe për vendet e rajonit
Foto: Laura Hasani

24-vjetori i themelimit, Haradinaj thotë se Policia konsiderohet model edhe për vendet e rajonit

Aktuale September 06, 2023 - 12:10

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Policia e Kosovës është institucion model edhe për vendet e rajonit, në 24-vjetorin e themelimit.

Sipas tij, Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë:

24 vjet të Policisë së Kosovës

Policia e Kosovës është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit tonë, institucion ky që konsiderohet model edhe për vendet e rajonit.

Ata vazhdojnë të jenë shembull i integritetit dhe profesionalizmit në shërbim të komunitetit. Policia jonë, me profesionalizëm e devotshmëri po e kryen detyrën e shenjtë të ruajtjes së rendit dhe ligjit. Andaj, shteti duhet ta ketë prioritet ofrimin e kushteve të favorshme, në raport me kompleksitetin e detyrave që kryejnë.

Mirënjohës të gjithë pjesëtarëve të Policisë, për shërbimin ndaj atdheut. Kujtojmë me nder e respekt ata që ranë në krye të detyrës.