“Brigada e Veriut” kërcënon me jetë kryeministrin Kurti
Foto: Laura Hasani

“Brigada e Veriut” kërcënon me jetë kryeministrin Kurti

Aktuale September 06, 2023 - 12:03
Pas Sveçlës, profili me emrin “Severna Brigada” kërcënon me jetë edhe Kurtin

Profili i organizatës terroriste “Severna Brigada”, në shqip “Brigada e Veriut”, ka kërcënuar mbrëmë edhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, duke thënë se kanë armatim “me tonelata”.

Profili i kësaj organizate ka shpërndarë mbrëmë në Facebook një fotografi të një arme të llojit “snajper”, sipër së cilës ka shkruar “Kurti, këso kemi me tonelata”.

Image

LEXO EDHE: Sveçla kërcënohet me jetë nga një profil me emrin “Severna Brigada”

Dje “Brigada e Veriut” ka kërcënuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, pas njoftimit për zbulimin e një sasie të madhe të armatimit, duke përfshirë armë automatike, fishekë, granata dore e eksploziv në Zveçan.

Ata kanë kërcënuar hapur Sveçlën duke i shkruar publikisht në Facebook se: “Unë personalisht do të të dënoj (likuidoj), vetëm momenti pritet”. /eo