Ekspozohen pajisjet dhe njësitet policore në Prishtinë [foto]
Foto: Laura Hasani

Ekspozohen pajisjet dhe njësitet policore në Prishtinë [foto]

Aktuale September 06, 2023 - 10:47

Në 24-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, është bërë ekspozimi i pajisjeve dhe njësiteve policore në sheshin “Ibrahim Rugova” dhe sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

Në krejt stacionet policore nga ora 10:00 ka filluar aplikimi “Porta e hapur”, ku qytetarët e interesuar mund ti vizitojnë ato.

Në orën 11:00 drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, do t’i vizitojnë njësitet policore.

Në ceremoninë zyrtare, pritet të marrin pjesë personalitete të larta vendore e ndërkombëtare.

Themelimi i Policisë së Kosovës u bë më 6 shtator 1999-të në pajtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

176 pjesëtarët e parë e kishin përfunduar me sukses trajnimin dhe kishin filluar veprimtarinë policore në territorin e Kosovës.  /Zëri

 

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image