“Armët e sekuestruara në veri janë të Serbisë”
Foto: Facebook / Policia

“Armët e sekuestruara në veri janë të Serbisë”

Aktuale September 06, 2023 - 10:25

Taulant Elshani, nga instituti “Octopus”, ka folur në lidhje për armatimin e shumtë që u kap nga Policia e Kosovës në Zveçan.

Elshani potencoi se armatimi ka shkuar në veri me ndihmën e Serbisë.

“Organet e tjera të sigurisë kanë kapur një sasi të konsiderueshme të armëve, kjo nënkupton një bashkëpunim fenomenal dhe bashkërendim i punës së institucioneve të sigurisë atje, duhet ta kemi parasysh që më 14 shtator është takimi i nivelit të lartë, samiti dhe sigurisht Vuçiqit i interesojnë situatat e tilla, ku mund të provokohet dhe mund të destabilizohet”, u shpreh Elshani.

Ai theksoi se kjo është vazhdimësi e politikës së Vuçiqit ta destabilizojë veriun e vendit.

“Dy organizata që tashmë janë shpallë terroriste, ‘Brigada e Veriut’ dhe ‘Mbrojtja Civile’ janë organizata që janë veprojnë nën tutelën e Beogradit dhe pa ndihmën e Serbisë pa logjistikën dhe pa përkrahjen politike të Serbisë vështirë të mendohet se mund të kishin arritur në shtëpinë apo në lokacionin janë gjetur”, tha ai në Klan Kosova.