Vdes nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad

Vdes nobelisti shqiptaro-amerikan, Ferid Murad

Aktuale September 06, 2023 - 08:20

Mjeku me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë, Ferid Murad njoftohet se ka ndërruar jetë gjatë së martës.

Lajmin e kobshëm e ka bërë të ditur miku i tij nga Amerika.

Muradi, që ishte i njohur botërisht, kishte prejardhje nga Gostivari.

Me origjinë ishte shqiptare, të cilën gjë ai asnjëherë nuk e mohoi dhe deklaroi me plot krenari në paraqitjet e tij publike.