Sot, mot me diell dhe vranësira
Foto: Zëri / Ilustrim

Sot, mot me diell dhe vranësira

Aktuale September 06, 2023 - 08:02

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.

Në Prishtinë temperaturat minimale do të jenë 15 gradë, gjersa maksimalja do të arrijë deri në 24 gradë Celsius, ndërkaq në Pejë temperaturat do të sillen ndërmjet 18 e 23 gradë.

Në Prizren temperaturat minimale do të jenë 18 gradë Celsius gjersa maksimalja do të shkojë deri 26 gradë.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare. /Zëri

Më poshtë jua sjellim temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:

Image