Papua Guinea e Re i bashkohet SHBA-së dhe Kosovës, bëhet vendi i pestë që hapi ambasadë në Jerusalem

Papua Guinea e Re i bashkohet SHBA-së dhe Kosovës, bëhet vendi i pestë që hapi ambasadë në Jerusalem

Aktuale September 05, 2023 - 21:26

Papaua Guinea e Re ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, duke u bërë vetëm vendi i pestë me një mision të plotë diplomatik në një qytet, statusi i të cilit është një nga çështjet më të ndjeshme në Lindjen e Mesme.

Kombi i Paqësorit bashkohet me ambasadat e Shteteve të Bashkuara, Kosovës, Guatemalës dhe Hondurasit në Jerusalem, ndërsa shumica e vendeve kanë misione diplomatike në qytetin bregdetar të Tel Avivit, qendra kryesore ekonomike e Izraelit.

Megjithëse Izraeli e konsideron Jerusalemin kryeqytetin e përjetshëm dhe të pandashëm dhe dëshiron që të gjitha ambasadat të jenë atje, shumica e botës nuk e njeh sovranitetin izraelit mbi të gjithë qytetin dhe beson se statusi i tij duhet të zgjidhet përmes negociatave, raporton reuters.

Palestinezët duan që kryeqyteti i shtetit të tyre të pavarur të jetë në pjesën lindore të qytetit, të cilin Izraeli e pushtoi në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967 dhe e aneksoi në një lëvizje që nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Izraeli do të mbajë ambasadën e tij për dy vitet e para në një ndërtesë përballë qendrës më të madhe tregtare në Jerusalem, tha kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape.

Wassel Abu Youssef, zyrtar i Organizatës ombrellë për Çlirimin e Palestinës, tha se Izraeli “po kërkon ndonjë vend – edhe nëse ai vend mund të shihet vetëm nën një mikroskop – në mënyrë që të mund të pretendojë se ka vende që hapin ambasada në Jerusalem”. /Telegrafi/