Lajçaku në Bruksel takohet me komandantin e KFOR-it

Lajçaku në Bruksel takohet me komandantin e KFOR-it

Aktuale September 05, 2023 - 20:25

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia.

Lajçak ka thënë se është e rëndësishme të shkëmbejnë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajnë vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme, transmeton Zeri.info.

“E mirëprit Komandantin Gjeneraltë KFOR-it, Major Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçaku. /Zëri