MMPHI-ja merr vendim, nga sot panelet solare vendosen pa leje
Foto: Ilustrim

MMPHI-ja merr vendim, nga sot panelet solare vendosen pa leje

Aktuale September 05, 2023 - 15:10

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se nga sot qytetarët nuk do të kenë nevojë të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare.

“Në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH Nr. 08/2013 për Ndërtimet, për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht qytetarët nuk do të kenë nevojë të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 kW”, ka njoftuar Ministria.