Basha tallet me reagimet pas publikimit të intervistës së Thaçit
Foto: Laura Hasani

Basha tallet me reagimet pas publikimit të intervistës së Thaçit

Aktuale September 05, 2023 - 11:48

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi, e publikuar dje.

Basha është tallur me reagimet e zyrtarëve të PDK-së për këtë intervistë, duke thënë se nuk po mund të ngrihen.

“S’un ishin t’u çu PDK-ja sot, shumë përmallshëm!”, shkroi ai.

Më tej, ai ka vazhduar: “Bile ata që e kanë votu Gjykatën Speciale n’shtrat ishin met, teslim ishin!”.