Musliu: Rama sikurse Kurti, po i bllokon rrugët e kryeqytetit me bagera e shirita
Foto: Laura Hasani / Arkiv

Musliu: Rama sikurse Kurti, po i bllokon rrugët e kryeqytetit me bagera e shirita

Aktuale September 05, 2023 - 09:27

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryetarin e Prishtinës Përparim Ramën, duke thënë se është bërë i njëjtë sikurse kryeministri Albin Kurti.

Musliu në një postim në Facebook ka shkruar se edhe Rama njëjtë sikurse Kurti “dojnë me i çmend punëtorët e administratës në Kosovë”.

Sipas deputetes, aktiviteti i vetëm në punë i Kurtit dhe Ramës është kontrollimi i punëtorëve në fillimin e orarit të punës.

Ajo ka shtuar se i pari i Prishtinës po i bllokon rrugët çdo ditë me disa ekskavatorë e shirita.

“Albin Kurti e Përparim Rama dojnë me i çmend punëtoret e administratës në Kosovë. Albini me ministrat e tij qe te vetmin aktivitet e kanë me i kontrollu punëtoret a po vijnë në orën 8:00 me e ba tikun dhe Përparimi duke i blloku rrugët çdo ditë t’lume në orën 7:45 me do bagera e do shirita”, shkroi Musliu.