Grenell: Prokurori Smith s’donte ta shihte suksesin e Trumpit në Ballkan

Grenell: Prokurori Smith s’donte ta shihte suksesin e Trumpit në Ballkan

Aktuale September 05, 2023 - 08:40

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, nëpërmjet disa fotografive ka sjellë disa nga momentet e prapaskenave, në trevjetorin e arritjes së marrëveshjes së 4 shtatorit, nën ndërmjetësimin e Donald Trumpit.

Aty shihet edhe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë.

“E nisëm me presidentin Thaçi, që përfaqësonte Kosovën derisa u padit nga Jack Smith, sepse ai nuk donte që Trumpi të kishte sukses në Ballkan”, tha Grenell.

Jack Smith ishte prokurori në Hagë e ishte caktuar edhe për të hetuar rastin e Donald Trumpit.