Krasniqi: Për liderët e mëdhenj si Thaçi, atdheu është gjithmonë i pari
Foto: Arkiv

Krasniqi: Për liderët e mëdhenj si Thaçi, atdheu është gjithmonë i pari

Aktuale September 04, 2023 - 19:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka komentuar intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga.

Ai ka thënë se kjo ishte një intervistë emocionuese dhe se çdo fjalë tregonte dashurinë, mallin e tij për Kosovën, raporton Zeri.info.

Krasniqi u shpreh se për liderët e mëdhenjë, në luftë apo paqe atdheu është gjithmonë i pari, teksa tha se përherë do të jetë krenar me veprën e të bëmat e ish-presidentit Thaçi.

“Për liderët e mëdhenj, në luftë apo në paqe, atdheu është gjithmonë i pari. Sonte dëgjuam një intervistë emocionuese, e cila në çdo fjalë përmbante ëndrrat, mallin dhe dashurinë e pakusht për Kosovën. Krenar, sot e përgjithmonë me Presidentin Hashim Thaçi.

Dielli do të lind përsëri, President!”, thuhet në reagimin e tij në Facebook. /Zëri