“Çdo krizë e vonon Kosovën dhe minon përpjekjet e aleatëve për ta konsoliduar atë”, shprehet Thaçi

“Çdo krizë e vonon Kosovën dhe minon përpjekjet e aleatëve për ta konsoliduar atë”, shprehet Thaçi

Aktuale September 04, 2023 - 19:39

Ish-presidenti i Kosvës, Hashim Thaçi në një intervistë dhënë për “Nacionale” ka folur për periudhën prej afro tri vitesh në dhomat e paraburgimit në Hagë.

Ai foli për familjen e tij, por nuk la anash pa përmendur edhe situatën aktuale në Kosovë e një gjë që duket se ia ka tërhequr vëmendjen janë disa nga krizat me të cilat u përball vendi kohëve të fundit, shkruan Zeri.info.

Thaçi tha se çdo krizë e vonon Kosovën dhe se minon përpjekjet e miqëve ndërkombëtarë për ta konsoliduar shtetin e Kosovës në rrafshin e brendshëm, por edhe në afirmimin e saj ndërkombëtar.

Ish-presidenti ka përmendur edhe “acarimin” e marrëdhënieve me aleatët duke thënë se përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merret si e mirëqenë, por se duhet merituar atë.

“Përkrahja ndërkombëtare nuk duhet të merren si e mirëqenë. Atë gjithmonë duhet merituar. Kosova çdo ditë duhet të vazhdojë të prodhojë argumente që e lehtësojnë mbështetjen e miqëve ndërkombëtar”, u shpreh Thaçi ndër tjera. /Zëri