Përurohet klasa digjitale në gjimnazin e Vushtrrisë

Përurohet klasa digjitale në gjimnazin e Vushtrrisë

Aktuale September 04, 2023 - 18:36

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të kabinetit të digjitalizuar në gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Idrizi tha se vlera e këtij investimi është 30 mijë euro dhe se është një përmirësim i cilësisë së arsimit, raporton Zeri.info.

“Digjitalizimi i shkollave mbetet një nga prioritetet e mia gjatë këtij mandati qeverisës. Vetëm këtë vit si Komunë kemi ndarë 142.000 euro për digjitalizimin e shkollave, që përfshinë pajisjen e shkollave me kompjuterë, smart TV, projektor dhe pajisje tjera të IT-së”, theksoi ai ndër tjera.

Idrizi tha se do të punohet për përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe nxënësve do t’u bëhen kushtet e punës.

“Investimi i fundi është në Gjimnazin “Eqrem Çabej”, ku sot kemi përuruar klasën digjitale në vlerë prej 30.000€. Tashmë nxënësit do të kenë mundësi që hulumtimet dhe testimet t’i bëjnë në mënyrë digjitale.

Përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe krijimi i kushteve më të mira për punë për mësimdhënësit, vazhdojnë të jenë prioritet i punës time!”, shkroi ai ndër tjera. /Zëri