Inspektorati identifikon katër institucione shëndetësore private të palicencuara

Inspektorati identifikon katër institucione shëndetësore private të palicencuara

Aktuale September 04, 2023 - 18:02

Inspektorati i Shëndetësisë ka marrë aksion për inspektimin e institucineve shëndetësore, mbi dyshimin se disa prej tyre mund të ushtrojnë veprimtari të paligjshme.

E me këtë rast janë identifikuar katër institucione shëndetësore private të cilat kryenin veprimtari të paligjshme dhe ishin të palicencuara, raporton Zeri.info.

Këto institucione u identifikuan në komuna të ndryshme përfshirë Pejë, Ferizaj, Fushë-Kosovë dhe Prishtinë.

“ Inspektorati i Shëndetësisë, sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik”, thuhet në komunikatë.

Ky Inspektorat zotohet se nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj shkelsve të ligjit dhe se ata do të dënohen.

“ Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore.

Në dispozicion janë numrat kontaktues:

Inspektorati Shëndetësor: 03820024154

Linja e ankesave: 080017777”, thuhet ndër tjera. /Zëri