Osmani pas takimit me Nikollën: Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave

Osmani pas takimit me Nikollën: Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave

Aktuale September 04, 2023 - 16:59

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës së saj në Shqipëri është takuar me kryeparlamentaren, Lindita Nikolla.

Osmani tha se përkushtimi i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e demokracisë është qëllimi i të dyja palëve, raporton Zeri.info.

“Përkushtim i përbashkët për avancimin e interesave të Kosovës dhe Shqipërisë në forcimin e shtyllave të demokracisë. Falënderoj për diskutimet përmbajtësore Kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla dhe përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Shqipërisë”, shkrpi ajo në Tëitter.

Kujtojmë se gjatë kësaj vizite Osmani u takua edhe me homologun e saj, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. /Zëri