“Humor i poshtër, idiotësi”, Andin Hoti reagon pas talljeve në rrjet me zhdukjen e Ukshin Hotit
Foto: Laura Hasani

“Humor i poshtër, idiotësi”, Andin Hoti reagon pas talljeve në rrjet me zhdukjen e Ukshin Hotit

Aktuale September 03, 2023 - 17:49

Djali i Ukshin Hotit, Andini ka bërë një reagim duke shprehur revoltën e tij dhe të familjes Hoti ndaj një “humori” përmes një fotoje që po qarkullon në disa faqe satirike.

Fotoja e cila po qarkullon në rrjet përbën “humor të zi” lidhur me zhdukjen e aktivistit dhe profesorit Ukshin Hotit.

“Gjeje ku është Ukshin Hoti” shkruan në foto teksa citohet një emision i një gazetari në vend.

I njëjti gazetar, Durim Xhema, këtë foto e ka postuar në Instagramin e tij.

Image

Por më pas e ka fshirë.

Për këtë, ka reaguar Andin Hoti duke e quajtur veprimin e gazetarit si idiotësi.

“Tejet i revoltuar nga një 'humor' i tillë i poshtër, që jo vetëm shkakton indinjatë e shqetësim te familja, por është edhe fyerje për vlerat më sublime të shoqërisë e të rrugëtimit të Kosovës për Liri. Thënë më së buti, kjo s’është GAZETARI dhe s’ka lidhje me lirinë e shprehjes”, ka shkruar Hoti ndër të tjerash.

Tutje ai ka kërkuar që AGK-ja të distancohet nga gazetari duke thënë se ky veprim s’ka lidhje me gazetarinë dhe lirinë e shprehjes.

Image