MD-ja synon të rregullojë procedurën për punësimin e të burgosurve

MD-ja synon të rregullojë procedurën për punësimin e të burgosurve

Aktuale September 03, 2023 - 09:02

Gjatë kohës sa vuajnë dënimin, pavarësisht veprës, mund të kyqen në tregun e punës.

Çdo person i dënuar, që është i aftë për punë, përmes një udhëzimi administrativ ka të drejtë dhe obligim për të punuar.

Institucioni Korrektues duhet të sigurojë punë për personin e dënuar në hapësirat e tyre ose jashtë pronave të tyre, si dhe në vendpunimet e kontraktuara me persona fizik ose kompani brenda Institucionit Korrektues.

E gjithë kjo po synohet të rregullohet nga Ministria e Drejtësisë.

Të listuara janë edhe veprimtaritë në të cilat mund të angazhohen personat e dënuar.

Në dokument parashihet edhe mënyra e veprimit kur ndaj një të dënuari është e pamundur t’i sigurohet puna.

Në këtë rast, shqyrtohet mundësia e transferimit të të dënuarit në një institucion tjetër korrektues në të cilin mund të zbatohet plani individual i dënimit.

Gjashtë muaj pas angazhimit, të burgosurit i takon edhe pushimi vjetor.

Vlerën e orës së punës për secilën kategori të punës, caktohet nga Ministrja e Drejtësisë përmes një vendimi të veçantë.

Si hap të mirë për integrimin në shoqëri të të burgosurve, e vlerëson Anton Nrecaj nga Instituti Clard, këtë udhëzim administrativ.

Ky udhëzim administrativ, është në fazë të konsultimeve publike./teve1