Në Vushtrri bëhet zgjerimi i lumenjve për të shmangur mundësinë e vërshimeve

Në Vushtrri bëhet zgjerimi i lumenjve për të shmangur mundësinë e vërshimeve

Aktuale September 02, 2023 - 16:21

Edhe pse ditë vikendi, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka thënë se po punohet në në pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm.

Qëllimi i këtyre punimeve është për ta shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, raporton Zeri.info

“Për të shmangur mundësinë e vërshimit të shtëpive dhe tokave bujqësore, po vazhdojmë me pastrimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në Dobërllukë dhe Stanoc të Poshtëm”, shkroi ai ndër tjera.

Kujtojmë se Vushtrria ka qenë ndër komunat më të prekura nga vërshimet e fundit në Kosovë. /Zëri