Fluks në Morinë, kosovarët ende i drejtohen bregdetit shqiptar për pushime

Fluks në Morinë, kosovarët ende i drejtohen bregdetit shqiptar për pushime

Aktuale September 02, 2023 - 15:56

Mëngjesi i sotëm ishte i ngarkuar me automjete në pikën kufitare të Morinës. 

Mendohej të ishte fundi i sezonit, në fakt, duke marrë në konsideratë edhe nisjen e procesit mësimor në Kosovë, por qytetarët prej andej nuk u ndalën as këtë fillim shtatori për të pushuar në bregdet.

Sipas tyre, shtatori është koha më e përshtatshme për të bërë plazh e për të pushuar.

Ka edhe nga ata që e përdorin si kurë, qoftë plazhin, qoftë llixhat në Elbasan e Peshkopi.

Kështu thotë një çift nga Ferizaj, i cili jeton prej vitesh mes Zvicrës dhe Kosovës.

Trafiku i rënduar në Morinë nuk solli radhë pritjeje për shkak të kalimit të kufirit pa kontrolle, praktikë që zbatohet nga policitë kufitare përgjatë sezonit turistik.

Rruga e kombit nga Morina drejt Kukësit pati prezencë të madhe të automjeteve.

Siç ndodh çdo ditë, pranë Urës mbi Drin janë krijuar kolona të gjata në dy korsitë e Rrugës së Kombit për disa kilometra./rtsh