MASHTI jep 70 bursa për nxënësit në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

MASHTI jep 70 bursa për nxënësit në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike

Aktuale September 02, 2023 - 14:44

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është marrë vendimi që të ndahen 70 bursa për nxënësit në drejtimet deficitare dhe drejtimet teknike.

Sipas saj, një vendim i tillë është marrë me qëllim që t’i mbështesë nxënësit e këtyre profileve të rëndësishme për tregun e punës, raporton Zeri.info.

Bëhet e ditur se vlera e bursës për nxënës do të jetë 500 euro për një vit shkollor, ndërsa 40 prej këtyre bursave do të jepen për drejtimet deficitare dhe 30 për ato teknike.

Në drejtimet deficitare mund të aplikojnë të gjithë nxënësit e IAAP-ve, ndërsa për drejtimet teknike vetëm vajzat. Bursat për drejtimet deficitare: Teknik për dizajnin e mediave interaktive, Instalues elektrik, Veterinë, Mekatronikë, asistent i turizmit dhe udhëtimeve, përpunimi i drurit/zdrukthtar, dhe hortikulturë.

“Bursat për vajza në drejtimet teknike: Metalpunues, instalues elektrik, instalues i ngrohjes, klimatizimit dhe ujësjellësit, automekanik, teknologjia e riciklimit, teknik i sistemeve të TIK-ut”, thuhet në njoftim. /Zëri