Priten lisat shekullorë në Pejë, rrezikonin qytetarët

Priten lisat shekullorë në Pejë, rrezikonin qytetarët

Aktuale September 01, 2023 - 20:52

Një degë u rrëzua gjatë vërshimeve, e të tjerat u prenë të premten.

Kjo ngjau me dy lisa përpara Komunës së Pejës, meqë kjo e fundit konsideron se të njëjtit paraqisnin rrezik për qytetarët.

E këta e megjithëse e vlerësojnë vendimin, thonë se trungjet janë të vjetra e kanë histori, njofton Klan Kosova.

Nga komuna bëjnë me dije se krasitja e prerja u bë deri në atë masë që të njëjtit të jenë të sigurt nga ndonjë përkeqësim i mundshëm i motit.

Drejtori për Shërbime Publike në Pejë, Agron Nikçi, bëri me dije se janë duke u identifikuar edhe drunjtë e tjerë që paraqesin rrezik.