MASHTI njofton se në 18 institucione arsimore s’ka nisur procesi mësimor

MASHTI njofton se në 18 institucione arsimore s’ka nisur procesi mësimor

Aktuale September 01, 2023 - 20:49

Data një shtator në Kosovë shënon ditën kur nis viti i ri shkollor, e Ministria e Arsimit ka njoftuar se në bazë të informacioneve nga komunat ky process ka filluar në 658 insitucione arsimore.

Por, sipas raportimeve procesi mësimor nuk ka filluar në 18 insititucione educative-arsimore, meqë ato kanë qenë duke u rinovuar, raporton Zeri.info.

MASHTI njofton se këto renovime në shumicën e këtyre institucioneve pritet që të përfundojnë deri më 4 shtator dhe më pas të vazhdojë gjithçka sipas rrjedhës normale.

“Ndërkaq, sa i përket pagesës për furnizim me tekste shkollore, për të gjithë ata që kanë aplikuar deri më 29 gusht në ora 16:00, ekzekutimi i mjeteve nga ana e MAShTI-t (respektivisht nga Thesari) ka përfunduar të enjten. Fillimisht janë ekzekutuar 30 euro për materiale mësimore e më pas 50 euro për tekste shkollore”, thuhet në njoftim.

U bë e ditur se edhe sot ka vazhduar ekzekutimi i mjeteve për prindërit që kanë aplikuar pas datës 29 gusht, e njëkohësisht u potencua se aplikimi do të jetë i hapur për gjatë gjithë muajit shtator.

“Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore.

Çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, thuhet ndër tjera. /Zëri