MD-ja do t’i mbulojë shpenzimet për kthimin e kufomës së argjentinases që u vra në Fushë-Kosovë, thotë Seferi

MD-ja do t’i mbulojë shpenzimet për kthimin e kufomës së argjentinases që u vra në Fushë-Kosovë, thotë Seferi

Aktuale September 01, 2023 - 19:33

Gazetari Idro Seferi ka thënë se ka marrë lajmin se Ministria e Drejtësisë do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet për dërgimin e kufomës së Maria Claras në Argjentinë, e cila dyshohet se ka vdekur pasi partneri i saj e ka hedhur nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë.

Ai ka uruar që ky të jetë rasti i fundit i dhunës, duke thënë se Claras s’mund të kthehet e gjallë, por që mjafton që MD-ja po mbulon shpenëzimet dhe në këtë mënyrë po lehtëson dhimbjen e familjarëve të saj, raporton Zeri.info.

“Kufoma e Maria Claras po kthehet ne shtepi. Sapo e mora nje lajm të mirë që lobimet tona dhe postimet kanë bere punë dhe familja nga Argjentina do ta ketë këtë mundësi ta bëjë varrimin e saj me dinjitet. Sapo u njoftova dhe jam shume falënderues ndaj Ministrisë se Drejtësisë, ministres dhe stafit të saj që kanë vendosur t’i mbulojnë shpenzimet e mbetura për bartjen e kufomës te familja saj”, shkroi ai në rrjetin social “Facebook”. /Zëri